Home / Kuriozitete / Sa pemë mbollën filipinasit për një orë? 3,2… milionë!

Sa pemë mbollën filipinasit për një orë? 3,2… milionë!

peme-ne-indi-524x350Zyrtarët filipinas njoftuan sot se kishin thyer rekordin botëror me mbjelljen e 3,2 milionë pemëve në një orë në kuadër të një programi për ripyllëzimin.

Disa javë do të jenë të nevojshme që Libri Guinness i rekordeve të konfirmojë këtë rekord të ri, por zyrtarët filipinas u shprehën të sigurt për thyerjen e rekordit të mëparshëm, 1,9 milionë pemë të mbjella më 15 gusht 2011.

”Në Filipine, pemët janë mbjellë në gjashtë rajone të ishullit Mindanao (jug) nga 160 000 persona, veçanërisht nga funksionarët dhe studentët”, theksoi drejtori rajonal i mjedisit, Marc Fragada.

“Numri zyrtar është rreth 3,2 milionë pemë në një orë. Por shifra të reja do të arrijmë. Ne duhet të përgatisim dosjen e provave për Librin Guinness të rekordeve”, theksoi ai. Pemët e mbjella janë kakaoje, kafeje dhe gome.

“Ato janë zgjedhur nga fermerët duke shpresuar që banorët do të kujdesen për to sepse ato do bëhen pjesë e punës së tyre”, shtoi ai.

”Në fakt objektivi ishte mbjellja e 4,6 milionë pemëve në një orë”, deklaroi nënsekretari i Mjedisit, Demetrio Ignacio.

Leave a Reply

Your email address will not be published.