Ekonomia

BSH, kartëmonedha e re 10.000 lekëshe gati në 2020. A e zhvlereson lekun një prerje kaq e madhe?

Banka e Shqipërisë do të hedhi në qarkullim brenda dy viteve të ardhshme një kartëmonedhë të re me vlerë 10.000 lekë. Kartëmonedha do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar Asdrenit si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”. Këto dy elemente do të kombinohen me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”. Virojn Lalollari drejtor i departamentit të emisionit pranë BSH thotë për RTSH se monedha e re ka në thelbin e saj Flamurin kombëtar dhe Himnin e Flamurit si simbol të shoqëruar me një pasazh nga ky himn. Natyrisht si portret do të ketë portretin e Asdrenit autori i Himnit Kombëtar.
Drejtori i departamentit të emisionit pranë Bankës së Shqipërisë Virjon Lalollari sqaron për RTSH se përse lindi nevoja e emetimit të kartëmonedhës me vlerë 10.000 mijë lekë. “Ecuria e pagës mesatare nga vitit 1995 deri në vitin 2014, niveli i çmimeve në Shqipëri që ka evoluar në rritje dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me zhvillimin e sistemit të pagesave në Shqipëri, veçanërisht pagesat elektronike, gjithashtu dhe faktorë të tjerë ekonomikë të cilët lidhen me koston e prodhimit të karmonedhave dhe të zëvendësimit të tyre si dhe faktorë të tjerë që lidhen me përpunimin e kartëmonedhës në shuma të mëdha” tha Lalollari.
Por a e zhvlereson lekun një prerje kaq e madhe? Drejtor i departamentit të emisionit pranë BSH spjegon se “…kur ka një inflacion të lartë mundet të kemi shtimin e një prerjeje kartmonedhe, me një vlerë më të madhe”. Por sipas tij nuk ka një lidhje që sa herë printohet një kartmonedhë me vlerë më të madhe të kalohet në inflacion. Zoti Laloralli kujton se objektivi i BSH për inflacionin është 3 përqind, ndërsa niveli aktual është 1.7 – 2 përqind.
Aktualisht, prerja më e madhe e lekut në kartëmonedhe është 5 mijë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button