Home / Kronika / Gjyqtari i Kushtetueses në sitën e vettingut, radha më 7 maj për Fatmir Hoxhën

Gjyqtari i Kushtetueses në sitën e vettingut, radha më 7 maj për Fatmir Hoxhën

Komisioni i Pavarur  i Kualifikimit po kalon në sitën e vettingut të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari i radhës i Kushtetuese, i cili do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit të pasurisë është Fatmir Hoxha.

Seanca ndaj tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillohet në datë 7 maj ora 11:00 te Pallati i Kongreseve.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i  pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vettingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Deri tani nga gjykata Kushtuese, vettingu ka shkarkuar Fatos Lulon, Vitore Tusha e kaloi, ndërsa për Altina Xhoxhajn ende nuk është marrë vendimi. Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë si dhe të afërmve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.