Home / Keshilla / Vaji i arganit: Pse është cilësuar si “ari i shkretëtirës”?

Vaji i arganit: Pse është cilësuar si “ari i shkretëtirës”?

vaji-i-arganit-pse-euml-sht-euml-cil-euml-suar-si-ldquo-ari-i-shkret-euml-tir-euml-s-rdquo_hdVaji i arganit ka shumë cilësi të dobishme. Veçanërisht mund të konsiderohet vaj hidratant, që e mban lëkurën të bukur dhe të re, falë substancave antioksidante që përmban. Mund të përdoret dhe për trajtimin e flokëve apo thonjve.

Ky vaj, i pastër, nxirret nga pema e arganit, në tokë marokene.

Vetitë e vajit të arganit janë vërtetë të pabesueshme, veçanërisht efektin që ka për rigjenerimin e lëkurës; me një veprim të vetëm, hidraton, ushqen dhe e mbron atë. Është një zgjidhje e mirë kundër plakjes, sepse stimulon prodhimin e kolagjenit dhe në këtë mënyrë pengon shfaqjen e rrudhave. Ky vaj është i pasur me antioksidantë, kryesisht vitaminë E, që luftojnë radikalet e lira dhe plakjen e qelizave.

Vaji i arganit mund të përdoret si mbrojtës kundër rrezeve ultraviolet. Gjithashtu, trajton psoriazen. Përmban omega 3 dhe omega 6, që kanë veprim rigjenerues dhe anti-inflamator.

Aplikohet në fytyrë në vend të kremit. Disa pika nga ky vaj mund të përdoren dhe në aplikimin e maskave të fytyrës, për të mbrojtur lëkurën, në rast se ajo është e thatë.

Pak lëng limoni dhe disa pika vaj argani mund të realizohet një kurë shumë e mirë për thonjtë, para se të shkojmë për të fjetur. Është shumë e dobishme për thonjtë që thyhen shpejtë.

Vaji i arganit mund të përdoret për masazh, por edhe për djegiet e lëkurës, e shëron shumë shpejtë atë.

Vaji i argani aplikohet dhe tek flokët, kur janë të dobët, pa jetë dhe kanë tendencë të këputen.
Lufton zbokthin. Mjafton të qëndrojë në flokë 30 minuta, pastaj shpëlahet me shampon si zakonisht. Ky vaj është i vlefshëm dhe për flokët që janë të thatë në fundet e tyre dhe kanë maja të ndara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: