Home / Politika / Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri ka dorëzuar mandiatin e deputetit.

Ish-ministri i Brendshëm, në përfundim të konferencës së tij, ka thënë se ai do të përballet me drejtësinë jo më me mandatin e deputetit.

Unë nuk jam nga ata që fshihen pas mandatit dhe pas imunitetit dhe aq më pak të fshihem pas tyre.

Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para.

Unë nga sot nuk jam më deputet.

Do të përballem me këdo, sepse besoj se e vërteta mjafton dhe është më e fortë se çdo tjetër.

Unë do të përballem si qytetar i lirë më drejtësinë.

Unë sot iu them se unë nuk jam palaço si ata që kanë qeverisur për 25 vite dhe sot bëjnë moral.

Unë s’kam nevojë për imunitet për t’u përballur me drejtësinë.

Unë nuk jam dorëzuar kurrë dhe as do ta bëj, në një betejë që tashmë nuk e kam timen”, tha Tahiri.

Saimir Tahiri në fjalën e tij, ka qenë i ashpër edhe me mazhorancën dhe veçanërisht me pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj.

“Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh.

Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare,

Edhe ministri Brendshëm numëron në televizor bandat.

Një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në Greqi po përsëri se bëjnë.

Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve”, tha Tahiri.

Fillimisht ai tha se Xhafaj ia kaloi edhe Lulit, edhe Saliut.

“Unë nuk dua ti iki dhe as ti shmangem drejtësisë. Unë nuk aq forcë për të gënjyer, por forcë për të vërtetën.

Njëri vinte dhe më sugjeronte, se nuk isha unë, por Rama koka e drogës dhe kështu shpëtoja, unë heshta, tregtarët dhe pazarxhinjtë dolën në treg.

Tani janë të gjithë bashkë përballë meje, unë këtu jam dhe do ia dal. Për turpin më të madh sot Visho Ajazi është ambasador. Ilir Meta sikur e do puna njëherë mbi palët… mbeta unë të dëgjoj avazin e Saliut dhe Lulit.

Edi Rama në fillim i falënderoi për kontributet, ndërsa pasardhësi im ia kalo edhe Saliut edhe Lulit.

Nuk i kishin aty qytete të tëra të mbjella me hashash?

Tani iu thonë njerëzve dhe botës që i bëra unë. 

Sot në Kuvend rrinë ministra, kryeministria, askush nuk ka lëvizur gishtin, sot rrinë si engjëj, shesin dëngla e më bëjnë moral, unë u përpoqa por mbajtja dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: