Sporti

Liverpool, në finalen e Kievit me Realin. Roma eliminohet me nder

Në minutën e 15, Milner do të shënonte gabimisht në portën e tij për të barazpeshuar rezultatin, por Liverpool do të kalonte sërish në avantazh brenda 45 minutave të para, me anë të Wijnaldum në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë, Dzeko do të rindizte sërish ato pak shpresa për romanët, kur shënoi pas vetëm 7 minutash nga rifillimi i lojës. Por nga ky moment e deri në fund, me “dritën në fund të tunelit” që bëhej gjithnjë e më pak e dukshme, Roma të paktën arriti ta mposhtë rivalin anglez për t’iu dhënë tifozëve kënaqësinë e largimit me nder nga ky kompeticion.

Nainggolan fillimisht do të kalonte në avantazh Romën, me një gjuajtje nga distanca në minutën e 86, ndërsa në të 93-tën do ta thellonte edhe më tej rezultatin në 4-2, pas një 11-metërshi të ekzekutuar prej tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button