Home / Kosova / Haradinaj: Më kanë thënë për ndarjen e Kosovës

Haradinaj: Më kanë thënë për ndarjen e Kosovës

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot në Kuvend se nuk është në dijeni se Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq, kanë pasur takime të fshehta ku është diskutuar ndarja e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se i është përmendur edhe atij ndarja e Kosovës nga “vendimmarrësit”, ndërsa ka thënë se është interesuar që ta pyesë presidentin Thaçi lidhur me bisedimet me Serbinë.

“Jam interesu për agjendën e dialogut me e kuptu përmbajtjen. Nuk kam dijeni se ka pasur biseda për ndarje”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

“Më është përmend ndarja edhe mu edhe tjerëve prej vendimmarrësve. Por ma shumë si ide që mund të burojë nga Serbia. Kështu na është thënë. Po i dëgjojmë prej andej edhe çka mendoni”, ka shtuar kryeministri Haradinaj.

Megjithatë, kryeministri ka treguar se ai nuk ka ndryshuar qëndrim dhe është kundër një ideje të ndarjes apo shkëmbimit të territorit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: