Arte

“Dita e promovimit të Kulturës së Gorës” në Shishtavec të Kukësit

Bashkia e Kukësit në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare të premten më 4 maj, organizuan në Shishtavec “Ditën e promovimit të Kulturës së Gorës”.

Ambasadorja e Bullgarisë Adela Pashkova dhe Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu thanë se marrëdhëniet e shkëlqyera dy palëshe sa vijnë e forcohen, duke vlerësuar si mjaft pozitive këtë ditë me vlera të çmuara kulturore të trashëgimisë.

“Dita e sotme është ditë festive, sepse pikërisht sot shpalosen vlerat e Bullgarisë dhe krahinës së Gorës nga bashkia Kukës. Është ditë e veçantë e kulturës që i jep krahë miqësisë, dashurisë dhe respektit reciprok mes dy vendeve”, tha Bashkim Shehu,Kryetar i Bashkisë Kukës.

“Këto tre ditë bullgare dhe shqiptare t’i ruajmë e promovojmë së bashku në trashëgiminë kulturore të Europës”, u shpreh Adela Pashkova, Ambasadore e Bullgarisë në Tiranë.

Në këtë aktivitet, merrnin pjesë edhe grupe artistike të zonës së Gorës dhe të ansambleve të dy shkollave të mesme të qytetit Bullgar, Blagoevgrad. Para aktivitetit ne Shishtavec, Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu dhe Ambasadorja Adela Pashkova, zhvilluan një takim zyrtar ku diskutuam rreth problematikave dhe projekteve zhvillimore për Kukësin e në veçanti për zonën e Gorës e klasifikuar si pakicë etnike bullgare. Në takim mori pjesë edhe Konsulli i Nderit i Bullgarisë në Shqipëri, zoti Selim Hoxhaj.

Related Articles

Nje koment

  1. Njohja me kultura te etnive te ndryshme, me koloritin e pasur dhe mahnites te veshjes, etnologjise, jetes shpirtetore, folkorit te pasur te goraneve eshte nje fushe interesante per etnologet, etnomuzicientet,folkoristet,historiantet etj, por me sa di une ambasadorja Pashkova nuk eshte e tille. Nese ajo ka shkuar ne Gore nga kurreshtja per tu kenaqur me tadhegimine lulturore, me gjithe ate larushi dhe diversitet te jetes shpirterore te goraneve krejt ne rregull, por pajisja e shume goraneve te Shqiperise me pasaporta bullgare le per te dyshuar per nje paternalizem te shtetit bullgar per kete komunitet, qe eshte ne kundershtim me vlerat demokratike dhe sunimet e BE, anetare e se ciles eshte Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button