Home / roze / Provat e martesës Clooney-Alamuddin

Provat e martesës Clooney-Alamuddin

alamuddinKur bëhet fjalë për ceremoninë martesore të të famshëmve, që gjithcka të shkojë sa më mirë dhe të shmangen të papriturat, disa prova paraprake janë gjithnjë të këshillueshme.

George Clooney dhe Amal Alamuddin pritet të lidhin kurorë këtë të shtunë në një resort turistik luksoz në Venecia dhe për të shmangur të papriturat, një ditë para zhvillimit të ceremonisë zyrtare, çifti i shoqëruar nga të afërm dhe miq zhvilloi disa prova në qytetin italian.

Amal e shoqëruar nga familjarët dhe mikesha për prova kishte zgjedhur një fustan të kuq, ndërsa Clooney një kostum tradicional të zi dhe i shoqëruar nga miq të tij.

Për aktivisten britanike të të drejtave të njeriut kjo është hera e parë që lidh kurorë, ndërkohë që për aktorin hollivudian, pas aventurave të përkohëshme, kjo do të jetë martesa e dytë, pas asaj me aktoren Talia Balsam nga 1989 deri më 1993.

Leave a Reply

%d bloggers like this: