Home / Politika / Meta takim me arbëreshët: Janë frymëzim për çdo shqiptar!

Meta takim me arbëreshët: Janë frymëzim për çdo shqiptar!

Gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me tre gjenerata arbëreshe.

Ai ka vlerësuar kujdesin e tyre për të trashgëuar gjuhën shqipe brez pas brezi, duke e parë si një vlerë që frymëzon çdo shqiptar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta ndan këto përshtypje:

“Mbreslënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar. Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë.  Ju uroj një të dielë të mbarë miq!”- përfundon Presidenti i Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.