Home / Politika / Rama: Mandati i ri qeverisës, më tepër investime në Tiranë

Rama: Mandati i ri qeverisës, më tepër investime në Tiranë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “sfida jonë e nisur në vitet 2000 e që vazhdon çdo ditë, është komplekse dhe shumë më e vështirë aty ku duhet rregulluar se sa aty ku mund të niset gjithçka nga e para”.

“Në të gjithë Tiranën, sa herë duam të bëjmë diçka të re, duhet të përballemi me të gjitha problemet e trashëguara, për shkak të ndërtimeve mbrapsht në të shkuarën, pa leje e pa asnjë plan e rend. Dhe për këtë edhe kosto e zhvillimeve sot është kaq e lartë për shkak të shpronësimeve”, vuri në dukje ai.

Megjithatë, siguroi kryeministri, duhet të përballemi me të shkuarën për zhvillimin e Tiranës. Por shtoi ai, i rëndësishëm është fakti se çdo hap që ne hedhim sot, është si sigurt që afron të ardhmen e Tiranës për ata që jetojnë sot në Tiranë.

“Jemi të vetëdijshëm sa shumë akoma mbete për t’u bërë dhe projektet e bashkisë së Tiranës, së bashku me ato të qeverisë qendrore dhe mbështetjen e miqve e partnerëve na japin mundësinë të themi se jo vetëm në këtë mandat të kreut të bashkisë së Tiranës, ne do të do të bëjmë shumë më tepër se ç’është bërë në shumë vite, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës shumë më tepër se ç’është bërë në këto tre vite të mandatit të bashkisë së Tiranës”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.