Home / Ekonomia / Lista e barnave me kufizime. Ilaçet e rimbursueshme, hyjnë në fuqi në mënyrë të pazakontë

Lista e barnave me kufizime. Ilaçet e rimbursueshme, hyjnë në fuqi në mënyrë të pazakontë

Por ndërkohë duhej të kishin nënshkruar më parë kontratat që lidh Fondi i Sigurimeve me ta për tregtimin e barnave të rimbursueshme, gjë e cila nuk ka ndodhur.

E njëjta gjë edhe me depot farmaceutike që furnizojnë farmacitë me kontratë të cilët nuk dinë marzhin e fitimit me të cilin do të tregtojnë, marzhi i cili përcaktohet në kontratë. Por lista e re e barnave të rimbursueshme përveç shtimit të 36 alternativave dhe principeve aktive, përfshirë dhe herceptinën që ishte risi ka ndikuar negativisht për disa pacientë.

Bëhet fjalë për listën e barnave spitalore që kanë kosto të lartë të papërballueshme nga individët nga e cila përjashtohen rreth 300 pacientë.

Janë kryesisht ata pacientë që vuajnë nga artriti, psoriazis apo sëmundje të tjetra dermatologjike dhe reumatologjike, medikamentet e tyre ishin të përfshira në listën e rimburismit dhe tanimë duhet të ndërpresin trajtimin.

Një pacient me artrit duhet të marrë dy shiringa në muaj të një medikamenti që ishte në listën e rimbursimit me një kosto rreth 80 mijë lekë secila, por që deri dje paguante buxheti shtetit, tanimë i duhet ta blejë vetë.

Në një muaj një pacient duhet të shpenzojë për të trajtuar artritin 160 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për disa barna të tjera që trajtojnë po sëmundje dermatologjike apo reumatologjike janë kufizuar në përdorim vetëm për moshën pediatrike, nga e cila mund të përfitojnë vetëm 10 pacientë, ndërsa të rriturit duhet ta blejnë vetë.

Burime të Top Channel thonë se këto kufizime janë bërë pa marrë parasysh sugjerimet e shefave të shërbimeve në QSUT, të cilët kanë kundërshtuar, pasi pacientët që kanë trajtuar deri me tani i bie të ndërpresin mjekimin.

Nëse nuk u rimbursohesh medikamenti për shkak të kostos së lartë ata do të detyrohen të ndërpresin mjekimin çka mund të shkaktojë deri dhe gjymtimin e pacinetëve të trajtuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: