roze

Një moment clodhjeje për Hugh Jackman

hughNë sagën X-Men, personazhi që ai interpreton nuk njihet si shakatar, por Hugh Jackman është krejt ndryshe nga Wolverine.

Aktori australian njihet per sensin e humorit që e karakterizon dhe këtë e vërtetoi edhe nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetin social Instagram.

Në profilin e tij Jackman postoi një foto të shkrepur nga fundi i një pishine me mbishkrimin “Duke u clodhur”.

Aktori së fundmi hoqi mjekrën që e kishte ruajtur për xhirimet e filmit “Pan”, bazuar në filmin e animuar “Peter Pan”, ku ai luan rolin e “Mjekërziut”.

Ndërkohë bashkëshortja e tij 58-vjeçare, Debora Le-Furness reagoi e revoltuar ndaj disa zërave që e cilësojnë martesën e saj me Hugh, 44 vjeç, “si me shumë fat”. Ajo thotë se ndjehen shumë mirë bashkë dhe në lidhjen e tyre fati nuk ka patur asnjë rol.

Cifti është së bashku që prej 1995 kur u njohën në një spektakël televiziv australian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button