Bota

Trump vendos, Amerika tërhiqet nga marrëveshja me Iranin

“Kur SHBA po ushtronte presion maksimal, kjo marrëveshje i dha këtij regjimi, një regjim terrori, miliarda dollarë. Nëse e lejoj marrëveshjen, do të kemi shpejt një garë armësh bërthamore në Lindjen e mesme. Të gjithë do të duan armët e tyre ashtu si irani”, u shpreh Trump.

Vetëm Izraeli ndan pikpamjen e Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanmjahu nxitoi të mbështesë SHBA për largimin nga pakti me Iranin. Presidenti i këtij të fundit, Hasan Rouhani shprehu zemërimin e vendit të tij dhe tha se SHBA tregoi që nuk respekton angazhimet e saj. Në të njëjtën linjë, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, përmes një komunikate të përbashkët thanë se i vjen keq për vendimin amerikan.

Kryediplomatja e BE Federika Mogherini tha se Brukseli është i vendosur të ruajë marrëveshjen, megjithëse kjo s’është e qartë si mund të realizohet, pasi largimi amerikan i jep praktikisht fund asaj.

Firmëtarët e tjerë të paktit, përfshirë Kinën dhe Rusinë e prisnin vendimin e Trump, por do të jenë zënë në befasi nga vendosmëria e tij për të rivendosur sanksionet e ashpra sa më shpejt, dicka që paraqet një kleckë serioze. Rikthimi në gjendjen e dikurshme thuasje nuk lë vend për manovrime diplomatike, por përbën një problem serioz për atë që duan të bëjnë tregti me Iranin, pasi tashmë do ti duhet të shkelin sanksionet amerikane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button