Sporti

Debutoi 11 ditë më parë, shqiptari nënshkruan deri në vitin 2020 me Bayernin

Ai është vetëm 19 vjeç, i datëlindjes 1999, gjerman me origjinë kosovare, dhe sapo ka nënshkruar kontratën më të bujshme të hapave të parë të karrierës së tij.
Po flasim për Meritan Shabanin, mesfushorin me tipare sulmuese të akademisë së Bayern Munchen, i cili vetëm pak momente më parë, siç është publikuar nga llogaria zyrtare e gjigantëve të Bundesligës në rrjetin social “Twitter”, ka nënshkruar kontratën për kalimin nga 19-vjeçarët tek ekipi i parë i bavarezëve, deri në vitin 2020.

“Bayerni është klubi im dhe, fakti që më jepet kjo mundësi më bën pafundësisht të lumtur”, citohet të ketë thënë ai pas nënshkrimit të kontratës.

I lindur më 15 mars të vitit 1999 në Mynih, nga prindër kosovarë nga qyteti i Shtimes, Shabani iu bashkua akademisë së Bayernit në sezonin 2017-2018, ndërkohë që më 28 prill të këtij viti debutoi në Bundesligë në fitoren 4-1 të bavarezëve përballë Eintracht Frankfurtit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button