Home / Ekonomia / BERZH vlerësime pozitive për rritjen ekonomike në Shqipëri

BERZH vlerësime pozitive për rritjen ekonomike në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon  që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 3.8% këtë vit, nga 3.7% që projektonte në raportin e kaluar.

Ndërsa për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon që rritja ekonomike do të jetë 3.9%.

BERZH ka vlerësuar pozitivisht rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2018.

Në raportin “Perspektivat Ekonomike Rajonale në rajonet ku operon BERZH, maj 2018″ citohet se “parashikimet e rritjes ekonomike gjatë vitit 2018 rishikohen me rritje, ndërsa rimëkëmbja e gjerë vazhdon”

BERZH shprehet optimist për arritjet në Shqipëri duke ia dedikuar trendin e rritjes dinamikës së fortë të ekonomisë shqiptare.

Banka citon se, pas vitit 2020, ekonomia shqiptare do të fillojë të korrë përfitimet e dy projekteve madhore TAP dhe DEVOLLI si dhe ritmin e investimeve të huaja.

Përsa i takon sektorit bankar, BERZH thekson se ai vazhdon të përmirësohet dhe për rrjedhojë rritje do të vazhdojë të ketë edhe kreditimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.