Home / Ekonomia / AlbGaz, vëzhgues zyrtar i Rrjetit Evropian të Operatorëve të Transmetimit të Gazit Natyror

AlbGaz, vëzhgues zyrtar i Rrjetit Evropian të Operatorëve të Transmetimit të Gazit Natyror

Operatori i Gazit Natyror në Shqipëri, AlbGaz, merr statusin e vëzhguesit pranë ENTSO-G, Rrjetit Evropian të Operatorëve të Transmetimit të Gazit Natyror.
ENTSO-G ka pranuar aplikimin e kompanisë për tu bërë pjesë e saj. Statusi si vëzhgues u zyrtarizua në Bruksel, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të ENTSO-G dhe me firmosjen e anëtarësimit nga administratori i saj Arbër Avrami.

Statusi i anëtarësimit si vëzhgues është niveli më i lartë i anëtarësimit për një vend jo anëtar në Bashkimin Europian siç është Shqipëria. Tashmë Albgaz ka të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe mbledhjet e organizuara nga Asambleja e Përgjithshme e ENTSO-G dhe grupet e punës përkatëse në nivel evropian.

Aktualisht, Albgaz listohet në krah të OST-ve më prestigjioze duke patur edhe vendin e saj në hartën online të anëtarëve në faqen zyrtare të ENTSO-G.

Pass zyrtarizimit të anëtarësimit, Albgaz është i ftuar të marr pjesë, në takimin e parë të ExternalContactPlatformMeeting, krijuar nga ENTSO-G dhe me mbështetjen e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, për vendet jo anëtare në BE, ku do të diskutohet për çështjet e zhvillimit të kodeve të rrjetit, tarifave, interoperabilitetit dhe çështje të tjera të zhvillimit të një rrjeti evropian të gazit natyror.

Të gjitha këto zhvillime kanë një rëndësi të madhe për AlbGaz, pasi vendos Shqipërinë në hartën evropiane të gazit natyror si burimi më i pastër fosil i energjisë. Tubacioni i gazit Fier-Vlorë, projekti i parë prioritar në Masterplanin e Gazit të Shqipërisë tashmë është zyrtarisht pjesë e planit 10-vjeçar të zhvillimit të ENTSO-G.

Roli i ENTSOG (Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Gaz) është të lehtësojë dhe përmirësojë bashkëpunimin midis operatorëve të sistemit të transmisionit të gazit në të gjithë Evropën në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i një sistemi transmetimi panevropian në përputhje me Bashkimin Evropian për qëllimet e energjisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: