Home / Kosova / Zaev vjen në Kosovë pa zhurmë, mysafir në shtëpinë e Haradinajt

Zaev vjen në Kosovë pa zhurmë, mysafir në shtëpinë e Haradinajt

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bashkë me bashkëshorten e tij, Zoricën sot ka qëndruar për një vizitë në Kosovë.

Vizita e Zaev nuk ka qenë zyrtare, ai është takuar vetëm me kryeministrin Ramush Haradinaj në shtëpinë e këtij të fundit.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: