Home / Politika / Rama: Dosja Xhafaj e konsumuar! Misioni i opozitës, bllokimi i negociatave e drejtësisë

Rama: Dosja Xhafaj e konsumuar! Misioni i opozitës, bllokimi i negociatave e drejtësisë

Opozita braktisi seancën plenare dhe fill pas kësaj foltores iu drejtua Kryeministri Edi Rama. Ai i lidhi akuzat e opozitës për trafik droge në drejtim të vëllait të ministrit të Brendshëm me reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave.
“Ajo që shihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie është se vjen në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë”, tha Rama.

Kryeministri iu referua heshtjes së ambasadorit amerikan si provë që akuzat e opozitës janë thjesht politike.

“Fakti është i njohur botërisht nga shqiptarët dhe nga ndërkombëtarët, se po të mos ishte, para se të flisnin këta të PD, do të kishte folur ambasadori amerikan, do të kishte folur Bashkimi Europian, do të kishin folur ata të cilët nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ambasadori amerikan nuk iu referua hiç këtij lajmi sensacional të këtyre, por iu referua një fakti tjetër, për të cilët këta më akuzuan mua personalisht përsa i përket kreut të Krimeve të Rënda. Nëse do të kishte një fije të vërtetë, do të kishte dalë miku ynë i shtrenjtë, njohësi i kudondodhur i gjithë proceseve tona për të vënë drejtësi në këtë vend”, vijoi Kryeministri.

Rama thotë se misioni i vërtetë i opozitës është edhe bllokimi i hapjes së negociatave dhe hedhjen e baltës tek vendet skeptike.

“Këta duan të vazhdojnë atë që kanë nisur, të pengojnë hapjen e negociatave duke vazhduar të helmojnë sa të munden gjakun dhe mendjen e kujtdo, në çdo Parlament të atyre vendeve që sot mbeten kyçe për vendimin që mund të jetë i interesuar për të thënë jo”, shtoi ai.

Kryeministri thotë se të njëjtën dosje të Agron Xhafajt, Partia Demokratike, para se ta publikonte në shqip e kishte shpërndarë në anglisht tek ndërkombëtarët.

“Dosja e rizbulimit sensacional, sipas këtyre, ka filluar të shpërndahet në anglisht. Unë e kam mësuar se çfarë do të thonin këta nga ata që dosjen e kishin lexuar anglisht”, shtoi ai.

Kryeministri shton se në gjashtë vite që socialistët janë në pushtet, nuk ka asnjë kërkesë qoftë formale apo informale nga autoritetet italiane për Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt.

One comment

  1. Meqense opozita shqiptare esht kethyer ne nje shport karavidhesh, PD, LSI, skan kauz tjeter aktuale dhe mezi priten, qe te meren me vellain e Fatmir XHafes. i cili para 16 vitesh , qenka mar me trafik droge.
    Cberi, PD, dhe LSI, qe njera tet e tjetra kater e me shum kan qen ne pushtet dhe kete problem se kan ngritur nonjeher.
    A sesht per te ardhur keq qe ne nje moment deciziv, per hapjen e negocjatave per ne BE, te ngrejn furtun ndaj ministrit te brendeshem, Fatmir XHafa. se paska pergjegjesi, ligjore e politike per denimin e te vellait ne Itali, ne vitin 2012.
    Cesht , kjo mendesi komuniste, qe kur denohej nje pjestar familje, duhet ta vuanin, nena, babai, motra e vellezer, deri ne kusheri te tret.
    Ne kapitalizem, sejcili pergjigjet per veheten e vet dhe skush, smban pergjegjesi, apo te ndeshkohet, nga familjaret. Ka me qindra raste ne perendim, por le te kujtojm, se edhe ish presidenti Klinton, ka pasur te denuar vellain per trafik droge ketu ne SHA, por askush skerkoi qe te ndeshkohet e denohet.
    E gjith kjo luft , ka dy qellime. 1. Te krijoi tek kancelarit perendimore, sa me shum zhurm, qe vendet skeptike te mos e japi OIKEIN, ne Qershor per apjen e negocjatave per SHqiperin. Kete e deshmon lobimi i Bashes, ne GJermani, Holand, e ne vedet e tjera. Ne nje linj, jan edhe LShLI.
    2. Te luftojn e nxin nje nder figurat kryesore, te rreformes ne drejtesi, ministrin me te sukseshem deri me sot ne ministrin e rendeshme, zotin XHafa, i cili ska, as pergjegjesi ligjore dhe as politike, vecse pergjegjesi morale, nese e ndjen. Andoker thon amerikanet, per prinderit, vellane e kusherin. sejcili, pergjigjet vet, para ligjit.
    Prandaj opozita ka plot probleme me se te meret, por me Fatmir XHafen, ska pse meret.
    Esht ne nderin e saj, te bashkoi forcat dhe te bashkepunoi me mazhorancen, per te krijuar nje imazh pozitiv,ne syt e nderkombetareve, ku te gjith jan dakort dhe po punojn per hapjen e negocjatave te SHqiperis per ne BE.
    Mjaft me me urejtje, sharje, denigrime, vetem e vetem per te mar pushtetin e humbur me cdo kusht. Kjo sjellje, jo vetem qe demton SHqiperin dhe shqiptaret, por dote ul ne maksimum edhe reputacjonin e PD, Bashes e Berishes, LSI, Moniles e Titit, me keq nga cu esht ulur e po u ulet cdo dit e me shum. Larg urejtjes, nzisni dashuri e miresi per qytetaret, spse shum ka vuajtur e po vuan ai popull nga keto sjellje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: