Bota

“Fillon” lufta në Lindjen e Mesme. Izraeli bombardon infrastrukturën iraniane në Siri

Kjo ishte “breshëria” më e rëndë izraelite në Siri që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011, në të cilën iranianët, milicitë aleate shiite dhe ushtarët rusë kanë ofruar mbështetjen e tyre për presidentin Bashar al-Assad.

Ende nuk ka raporte për viktima në Siri. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se raketat iraniane, ose nuk arritën në destinacionet e tyre, që ishin bazat ushtarake izraelite në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, ose janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes antiajrore.

Pritshmëritë për një rritje të tensioneve në rajon, mes paralajmërimeve izraelite për vendosmëri në parandalimin e zgjatimeve ushtarake iraniane në Siri, u përflakën nga shpallja e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë së martës, se ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Administrata “Trump” e përkufizoi pozicionin e saj kundër paktit, si kundërpërgjigje e nxitur pjesërisht nga ndërhyrjet ushtarake të Teheranit në rajon, duke përforcuar linjën e ashpër të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj Iranit.

Sulmi në Lartësitë Golan, territor sirian i kontrolluar prej Izraelit, ishte “thjesht një tjetër demonstrim se regjimi iranian nuk mund të besohet, e një paralajmërim se presidenti mori vendimin e duhur për të dalë nga marrëveshja me Iranin”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për shtypin, për “Fox News”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button