Home / Ekonomia / Shqipëri-Izrael, bashkëpunim në teknologjinë e avancuar të serrave

Shqipëri-Izrael, bashkëpunim në teknologjinë e avancuar të serrave

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit, Rural Niko Peleshi dhe delegacioni që e shoqëronte përfundoi me sukses vizitën zyrtare në Izrael, me ftesë të ministrit të Bujqësisë së Izraelit Uri Ariel.
“Me ministrin izraelit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Uri Ariel. Bashkëpunim i vyer mes dy vendeve në fushën e bujqësisë e sidomos në teknologjinë e avancuar të serrave, ku Izraeli është një model”, – shprehet Peleshi.
I pranishëm gjatë takimit ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.
Gjatë kësaj vizite, ministri Peleshi mori pjesë edhe në Panairin Botëror të Bujqësisë, “Agritech 2018”, ku zhvilloi takime edhe me drejtuesit e kompanive izraelite që operojnë në tregun shqiptar.
“Agritech” në Izrael është panairi ku bujqësia takon inovacionin. Kemi nevojë për shpejtësinë që na jep teknologjia dhe inovacioni për të fituar kohën e humbur në bujqësi”, – shton Peleshi.
Peleshi u takua edhe me shefin e departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Yossy Levy dhe ambasadorin e Maqedonisë, Dan Oryan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: