Home / Arte / Izraeli shpallet fitues i “Eurovision”, Qipra e 2-ta, Italia e 5-, Shqipëria renditet e 11-ta

Izraeli shpallet fitues i “Eurovision”, Qipra e 2-ta, Italia e 5-, Shqipëria renditet e 11-ta

Izraeli është fituesi i “Eurovision 2018”, ndërsa Shqipëria e cila përfaqësohej nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’ , u rendit në vendin e 11-të.

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës “Eurovision” mund të cilësohet edhe si “Eurovisioni i shqiptarëve”, pasi përveç Eugent Bushpepës ishin edhe dy shqiptarë të tjerë që përfaqësonin Italinë dhe Qipron.

Eugent Bushpepa, i cili përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 11. Me votat e jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Mall” u rendit në vendin e 11, me 184 pikë në total.

Dy shqiptarët e tjerë, Eleni Fureira dhe Ermal Meta zunë vendin e dytë dhe të pestë. Shqiptarja që përfaqësonte Qipron, e cila nga parashikimet e mëhershme u cilësua edhe si fituese e mundshme, u rendit pas izraelites, Neta Barzilai, me 436 pikë.

Ndërkohë, Ermal Meta, fituesi i San Remos, pas një performance me Fabrizio Moron, arriti të klasifikohej në vendin e pestë, me 308 pikë.

Me një paraqitje të mrekullueshme, Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” dhuroi emocione pafund me interpretimin e tij fantastik dhe vokalin e veçantë. Gjatë televotimit, kënga që përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion mori pikët maksimale nga Azerbajxhani, ndërsa Shqipëria votoi me pikët maksimale këngën e Ermal Metës.

Sipas traditës ‘Eurovision 2019’ do të zhvillohet në Izrael

Leave a Reply

%d bloggers like this: