Ekonomia

“Shell”, kërkime në Shpirag. Plane për të investuar miliarda dollarë në naftë

Sipas drejtorit të Shell në Shqipëri, nëse rezultatet do të dalin pozitive atëherë Shpiragu do të shndërrohet në investimin më të madh Shqipëri. Por me gjithë optimizmin e lartë, drejtuesit e Shell mbeten të matur.

“Bëhet fjalë për disa miliarda dollarë , të cilat do të investohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë moment nuk mund të them një numër të saktë, pasi jemi duke pritur rezultatet e testimeve. Ne jemi shumë optimistë. Kjo është edhe arsyeja që jemi këtu dhe po vazhdojmë të investojmë. Por në biznesin e kërkimit të naftës nuk je asnjëherë 100 për qind i sigurt pa patur rezultatet përfundimtare”, thotë drejtori i SHELL.

Për shkak të çmimeve të ulëta të naftës gjatë viteve të fundit. Shell ka pezulluar investimet në kërkim nafte në shumë vende të botës. Në Shqipëri kompania vazhdon të investojë, por I kërkon qeverisë më shumë qartësi.

“Në këtë moment ka disa paqartësia apo përplasje të ligjeve fiskale. Ne kemi një kontratë që përcakton një kuadër të caktuar fiskal, ndërkohë që administrata tatimore vepron në bazë të ligjeve të saj. Pra ka nevojë të qartësohet se cili ligj do të zbatohet. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, shprehet D’Souza.

Shell është kompania e 6-të më e madhe e botës. Vitin e kaluar ajo arkëtoi 305 miliardë dollarë të ardhura, një shifër 25 herë më e madhe se gjithë prodhimi kombëtar i Shqipërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button