Home / Politika / Rama takon Macron, i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë. Franca ende pa vendim për hapjen e bisedimeve

Rama takon Macron, i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë. Franca ende pa vendim për hapjen e bisedimeve

Kryeministri Rama nga ana e tij ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Shqipërisë meritën në procesin e integrimit evropian dhe të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në përgjigje, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës.

Rajoni dhe roli i Shqipërisë në të ka qenë tjetër temë e takimit, së bashku me samitin e Sofjes, ku Macron është shprehur se do të mbajë një fjalë tepër të rëndësishme. Për sa i përket politikës së jashtme të Tiranës, Presidenti francez ka vlerësuar koherencën e Shqipërisë dhe linjën e saj të konsoliduar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: