Home / Kronika / Përgjimi i Agron Xhafajt në duart e Prokurorisë

Përgjimi i Agron Xhafajt në duart e Prokurorisë

Një oficer i policisë gjyqësore ka marrë përgjimin audio të vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se OPGJ-ja ka shkuar në seli rreth orës 09.45, duke marrë në dorëzim materialin, teksa përgjimi u bë publik një ditë më parë.

PD-ja pretendon se përgjimi është autentik dhe është vëllai i minstrit, i cili sipas tyre merret ende me trafik droge.

Por në mbrëmje, vetë Agron Xhafaj bëri kallëzim penal për tre deputetët, Enkelej Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi për kallëzim të rremë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: