Kronika

Një skaf “borxh” drejt Greqisë, Tahiri e pranon takimin me Liperin, por jo akuzën

 

Detaje të tjera janë bërë të njohura nga seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, atje ku gjykatësit e çështjes vendosën të lënë në fuqi masën e arrestit në shtëpi për ish Ministrin.

Prokuroria pretendon se Saimir Tahiri ka takuar kohët e fundit Orgest Liperin, një sipërmarrës shqiptar i cili dikur i ka dhënë një skaf ish Ministrit të Brendshëm për një udhëtim drejt Greqisë (Korfuzit).

Sipas organit të akuzës masa e arrestit në shtëpi për Tahirin është mëse e nevojshme, pasi ka dyshime se ish Ministri ka kërkuar të intimidojë dëshmitarët e çështjes, përfshi këtu edhe Orgest Liperin.

Në kundërpërgjigje, Tahiri e ka pranuar se e ka takuar Liperin, por jo për ta intimiduar. Tahiri është shprehur se në takimin që ka patur me Orgest Liperin, i ka kërkuar atij falje për faktin se e ka përfshirë në një “mesele”. Madje ish Ministri nuk i ka kursyer tonet ironike me prokurorin Hajdarmataj si dhe deklarimet se sipas tij, prokuroria ka shkruar gënjeshtra për të.

Kujtojmë se sipas dosjes së prokurorisë, Tahiri ka kërkuar skafin si dhe më tutje, pasi mjeti ka pësuar defekt, ka marrë më pas makinën e famshme Audi A8 për t’ju drejtuar Shqipërisë. Skafin më pas e ka marrë Artan Habilaj.

“Tahiri ka shkuar në Korfuz me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi fëmijët e Tahirit me makinën “Audi A8”. Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke ia dhënë ‘Audin’ ministrit dhe duke u marrë me varkën e prishur”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

Në lidhje me këtë çështje vetë avokati i Tahirit Maks Haxhia, është shprehur se skafi me të cilin ka udhëtuar ish Ministri me familjen e tij është i një biznesmeni dhe ska asgjë të paligjshme në këtë pikë. Në kundërpërgjigje të pretendimeve të prokurorisë, avokati tha:

“Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet për në Greqi, është skafi i një biznesmenit. Skafi është i blerë, konform rregullave. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, as unë mendoj, ti mendon. Në drejtësi ka unë provoj me dokumente dhe një gjë e tillë nuk ishte. Është një masë e përsëritur nga e njëjta gjyqtare dhe është prishur në herën e parë”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button