Home / Ekonomia / Fibank është investitori më i madh bullgar në Shqipëri

Fibank është investitori më i madh bullgar në Shqipëri

Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Europian filloi më 1 Janar dhe do të jetë në fuqi deri më 30 Qershor 2018. Presidenca e Këshillit kalohet nder vendet anëtare të BE-se çdo 6 muaj.

Prioriteti me i lartë i presidencës bullgare është Ballkani Perëndimor dhe Samiti i BE-së per Ballkanin Perëndimor do të mbahet nesër, më 17 maj në Sofje. Ky samit ka sjellë së bashku kryetarët e shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Ambicia e Presidencës bullgare është të arrijë një plan veprimi të qartë me secilin nga vendet, pa krijuar shpresa joreale, por hapa konkretë.

Gjatë periudhës së Presidencës bullgare, qëllimi kryesor ishte sigurimi i lidhjeve me vendet e Ballkanit Perëndimor – transportin, ajrin, energjinë, politikat arsimore dhe politikat dixhitale. Bullgaria ka investuar përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim duke promovuar të gjitha politikat dixhitale të BE-së midis vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes reduktimit gradual të tarifave të roaming dhe duke rritur mundësitë për qasje në internet me shtrirje të gjerë.

Investitori më i madh bullgar në Shqipëri është Fibank, një bankë rajonale që vepron në tregun bullgar për më shumë se 25 vjet duke qenë një nga lojtarët më të rendesishem në aspektin e aktiveve, huave dhe depozitave. Fibank eshte banka më e madhe bullgare dhe banka e tretë më e madhe në Bullgari me një total prej rreth 5 miliardë eurosh, nje shifer e perafert me gjysmën e vlerës së përgjithshme të sistemit bankar shqiptar. Gjatë gjithë viteve, profili i saj i biznesit ka patur zhvillime pozitive, rritje të vazhdueshme dhe shërbim cilësor të konsumatorëve.

Fibank po synon të përqendrohet edhe më shumë në sistemin bankar shqiptar nëpërmjet rritjes se prezences ne Shqiperi si edhe ekspertizës dhe njohurisë së bankës mëmë në tregje të ngjashme. Kapacitetet njerezore janë vene ne funksion te zgjerimit te rrjetit dhe ofrimit te produkteve e shërbime inovative per nje banke dinamike me vendimmarrje shume te shpejte ne produkte e sherbime fleksibel te pershtatura per cdo tip klienti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: