Home / Rajoni / Borisov: Nuk ka rreziqe për Evropën nga aderimi i Ballkanit Perëndimor

Borisov: Nuk ka rreziqe për Evropën nga aderimi i Ballkanit Perëndimor

Në një konferencë për shtyp para takimit të nivelit të lartë të Partisë Popullore Evropiane në Sofje Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se rreziqet për Evropën nga aderimi i Ballkanit Perëndimor janë zero. Kryeministri, i cili është gjithashtu lider i partisë në pushtet GERB, i falënderoi të gjitha partitë e BE-së, si dhe gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët erdhën në Sofje lidhur me samitin BE-Ballkani Perëndimor të nesërmen. Sipas Borisovit Evropa do të jetë më e rrezikuar në qoftë se nuk i integron vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sepse atëherë ndikimi i SHBA-së, Rusisë, Arabisë Saudite në këtë regjion do të jetë më i madh, sesa ai i Evropës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: