Home / Kronika / Berisha në ankth të plotë, Izet Haxhia kërkon rigjykim për dosjen “Hajdari”

Berisha në ankth të plotë, Izet Haxhia kërkon rigjykim për dosjen “Hajdari”

Izet Haxhia, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Turqia, kërkon rihapjen e dosjes së tij dhe rigjykim për të.

Përmes avokatit të tij, Haxhiaj ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për rivendosje në afat të çështjes, në mënyrë që t’i jepet e drejta të ankohet mbi vendimin për dënimin me 25 vite burg dhënë nga kjo gjykatë në mungesë ndaj tij.

Izet Haxhiaj është dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari, por ai kurrë nuk e ka pranuar këtë krim.

Sipas kërkesës së paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës nga avokati i Izet Haxhisë, ai pretendon se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe është në mungesë, pa i dhënë mundësinë të përfaqësohet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: