Home / Politika / BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve

BE rrit ndikimin në Ballkan? Hartohet në Sofje Axhenda e Prioriteteve

-Përmirësimi i mbështetjes për reformën gjyqësore dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve për parandalimin e korrupsionit.

-Shtrirja e misioneve këshilluese juridike me mbështetje të rritur nga shtetet anëtare dhe nga BE.

-Rritje e monitorimit të reformave përmes misioneve sistematike, të bazuara rast pas rasti.

-Vendosja e monitorimit në fushën e rasteve të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

-Bashkëpunim për një matje më të mirë të rezultateve në reformën në drejtësi.

-Hartimi i mbështetjes për Ballkanin Perëndimor përmes Fondacionit Europian për Demokraci në fushën e medias së pavarur dhe pluraliste, si dhe shoqërisë civile.

Fushat e tjera kanë të bëjnë me luftën ndaj terrorizmit, dyfishimin e programit Erasmus + për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, si dhe rritja e ndërlidhjes në rajon, qoftë kjo infrastrukturore, në fushën e energjisë etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: