Home / Politika / Përqafimi me Juncker dhe biseda me Tsipras, Rama informon nga Sofja

Përqafimi me Juncker dhe biseda me Tsipras, Rama informon nga Sofja

Edi Rama dhe Ditmir Bushati ndodhen sot në kryeqytetin bullgar, atje ku po mbahet samiti i Sofjes, mes Bashkimit Europian dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky është samiti i parë i këtij lloji, 15 vjet pas atij të Selanikut. Rama pritet nga presidenti i Bullgarisë, Bojko Borisov dhe në videon, e shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kryeministri shfaqet gjatë bisedave e takimeve me zyrtarë të lartë të BE-së dhe rajonit, ku nuk mungoi edhe një përqafim i përzemërt me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç apo Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Kryeministri shihet teksa ndan një bisedë më homologun grek Aleksis Tsipras, me presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk apo presidentin e Bullgarisë, Bojko Borisov, vendi i të cilit organizon këtë samit.

Samiti i Sofjes synon t’u japë një shtysë të re në marrëdhëniet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Liderët e BE do të diskutojnë mbi progresin e çdo vendi të Ballkanit aspirant për anëtarësim në BE, por edhe për projekte të rëndësishme, që përafrojnë të dy palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.