PolitikaRajoni

Në Takimin në Sofje u miratua Deklarata e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

BE-ja mirëpriti angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me vlerat dhe parimet evropiane, si dhe me idenë për Evropën e fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar, bazuar mbi lidhjet historike, kulturore dhe gjeografike, interesat e përbashkëta në politikë, siguri dhe ekonomi.

Kjo theksohet në Deklaratën, për të cilën udhëheqësit e BE-së arritën pajtim në takimin e nivelit të lartë në Sofje.

Ndaj saj u bashkuan edhe partnerët e Ballkanit Perëndimor. Duke rikujtuar takimin e nivelit të lartë në Selanik vitin 2003, BE-ja ripohon përkrahjen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Mbi bazë të avancimit të arritur deri tani partnerët e Ballkanit Perëndimor ripohojnë angazhimin e vet me perspektivën evropiane si një zgjedhje strategjike dhe me aktivizimin e përpjekjeve dhe përkrahjen reciproke. Rezultati i këtyre përpjekjeve është në varësi të informimit të saktë të shoqërisë.

BE-ja është e vendosur të konsolidojë dhe të forcojë angazhimin e vet në të gjitha nivelet në përkrahje të transformimit politik, ekonomik dhe social të regjionit, duke përfshirë edhe nëpërmjet zgjerimit të ndihmës, mbi bazë të avancimit të arritur nga Ballkani Perëndimor në fushën e shtetit të së drejtës dhe të reformave social ekonomike, theksohet në Deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button