Home / Kronika / Në shtëpinë e “Dëshmitarit X”! Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike

Në shtëpinë e “Dëshmitarit X”! Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.
Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: