Arte

Qëndra Multimediale TEN: Promovohet dokumentari “Sofja-Tirana” i autorëve bullgare Kollarov 

Konsullata e Nderit dhe Ambasada e Bullgarise në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë promovuar para pak ditësh në Qëndrën Multimediale TEN në Tiranë, dokumentarin  “Sofja-Tirana” me autorë bullgare: regjia Valentina Kollarova dhe skenari nga prof.Zllatimir Kollarov, të cilët ishin të pranishëm në këtë event artistik. Ishin të pranishëm diplomatë të ambasadës së Bullgarisë në Tiranë, deputetë, petagogë, gazetarë, miq të bullgarise, student të tanishëm tëgjuhës bullgare në Tiranë, por edhe ata që kanë mbaruar në Bullgari ne vitet 60, përfaqësues ngaKomiteti Shteteror i Minoriteteve, etj.

“Duke ju falenderuar për praninë tuaj, dua të them se kishim një mendim që këtë ceremoni ta zhvillonim më parë, mase edhe në fund të vitit që kaloi apo në fillim të këtij viti. Pastaj, thamë më mirë në kapërcim të pranverës dhe në fillim të verës. E lamë në maj, sot më 7 maj. Menduam për disa arsye: më 3 maj, para katër ditësh ishteDita Botërore e Lirisë së Shtypit, pas katër ditësh, më 11 maj bullgarët nderojnë kujtimin e Vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij-krijuesit e alfabetit bullgar. Por ky vit përkon me Presidencën Bullgare të BE dhe Samiti i Sofjes BE-Ballkani Perëndimor do zhvillohet më 16 dhe 17 maj ne Sofje, ku Bullgaria në këtë Samit do shpalosë programin për mbështetjen e plotë për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. Ndaj, na Autorët e dokumentarit “Sofja-Tirana”,  Valentina dhe Zllatimir Kollarov

duket, se edhe dokumentari “Sofja-Tirana” është në kohën e duhur dhe në kahjen e duhur, si një mikro Samit, për kulturen, dijen, bashkëpunimin njerëzor midis vendeve tona”, tha në hapje të aktivitetit z.Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.

Më pas të ftuarit ndoqën me interes filmin dokumentar “Sofja-Tirana”.  Autorët Kollarov kanë realizuar një vepër arti, ku gjithçka është shkrirë në afrimin e njerëzve të dy vendeve, ku në qëndër janë vështërsitë e fillimit të tranzicionit në vitet 90’, të shprehura në punën dhe pengesat që duhej të kapërceheshin nga dy biznesmenë në punën e tyre, ku njeri është bullgar dhe tjetri shqiptar e konkretisht vete iniciatori i këtij aktiviteti, zoti Selim Hoxhaj është personazh i këtij dokumentari.Personazhe te dokumentarit janë edhe familjarë, student,kuadro që kanë studjuar në vitet 60’ në Bullgari, si prof. Llazar Haxhinasto, apo biznesmenëtë cilët kanë marrëdhënie tregtare me Bullgarinë si psh. Artan Stroka. Por e tërë kjo, në filmin dokumentar “Sofja-Tirana” vendoset në plan më të gjërë, ku trajtohet historia e lashtë që nga Ilirët, Skënderbeu, e deri në ditët e sotme në përpjekjet për integrimin  Europian, ku spikat sipas autorëve harmonia fetare, energjia për punë, dije dhe kulturë, etj. për tu mbydhur me mesazhin se pengesat kapërcehen kur njerëzit afrohen më shumë, njohim më mire, dhe paragjykojnë më pak njeri tjetrin.

Më pas pati diskutime lidhur me dokumentarin dhe sidomos me mesazhin që ai përcjell.  Sipas skenaristit prof.Zllatimir Kollarov,“ishte pikërisht takimi i parë, për arsye shendetësore, me një shqiptar në klinikën time në Sofje, miqësia që krijuam, ato që nxiten tek unë ngacmimin e parë për të shtjellur më gjërë çdo gjë në këtë dokumentar të cilin e sollëm ketu, ku prania juaj  të nderuar, është një sadisfaksion për ne”. Ndërsa regjizorja e njohur  bullgare Valentina Kollarova, tha se “kam ndjere kënaqësi të veçantë në realizimin e këtij filmi dokumentar, madje sa herë xhiroja në Tiranë më dukej sikur isha në Sofje dhe sa herë xhiroja në Sofje, ndjehesha si në Tiranë, ndaj titulli “Sofja’Tirana” na u duk një sistetizim i kësaj gjëndjeje positive shpirtërore”.

Konsulli Hoxhaj në rolin e moderatorit të aktivitetit tha se: “në konfidencialitet po ju them se autorët Kollarov, para se të jenë bashkëutor, ata janë bashkëshortë dhe se ky krijim artistik nuk është i vetmi që kanë realizuar, paçka se në profesion janë ku e ku larg me njeri tjetrin.Valentina Kollarova është regjizore e njohur e filmit dokumentar në Bullgari, kurse prof.Zllatimir është me profesion mjek, reamotolog nga më të njohurit në Bullgari, por siç thotë ai në një intervistë për shtypin bullgar “jetoj midis dy botëve paralele-si shkrimtar dhe si mjek dhe këto dy botë janë të lidhura organikisht”. Me krijimet e tyre ata kanë marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Bashkëautorët Kollorov në punën e tyre krijuese, kapin spontanitetin, të zakonshmen, atë që të ofron momentaliteti dhe pastaj e mbushim këtë bërthamë me material jetësor, substancial, duke krijuar vepër artistike. Kështu ka ndodhur me filmin dokumentar “Pertej kërcimit” që u prezantua në Sofje vitin që kaloi, por edhe  në filmin dokumentar “Sofja-Tirana” që u transmetua në Tiranë.

“Por, tha moderatori Hoxhaj, me inisiativë dhe mbështetje të Konsullatës sonë janë pergatitur nga RTSH tre dokumentare si: “Një vizitë tek miqtë e vjetër”, “Në bullgari ku flitet shqip”, “Çfarë i bën dy popuj fqinjë”, me skenar dhe regji të Engjëll Ndocaj, ku për tekstet punuan gazetarët e njohur Ded Kola dhe Ylli Pata.

I pranishëm, Engjell Ndocaj, autori i mbi 100 filmave dokumentarë dhe qindra emisioneve televizivë në RTSH u shpreh me konsideratapër dokumentarin Sofja-Tirana. “Unë e kam parë në proces realizimin dokumentarit, madje edhe gjatë montimit në Sofje, në shtëpinë e autorëve  dhe shkëmbyem mjaft mendime të aspektit professional”.

Adela Pashkova e ngarkuara me punë e Ambasadës bullgare, vlerësoi punën e bërë për realizimin e këtij filmi-dokumentar dhe u shpreh se krijime të tilla luajnë rol pozitiv në afrimin midis dy popujve tanë”.Në fjalën e tij, Edmond Spaho, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari, u shpreh se “marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë shumë pozitive dhe se Bullgaria ka qënë gjithnjë mbështëse për Shqipërinë drejt integrimit në strukturat Euroatllantike si NATO, Bashkimi Europian etj”.

Kostandina Bezhani, kryetare e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, u shpreh për punën që po bën Komiteti që ajo drejton dhe ndihej e kënaqur se edhe komuniteti bullgar me ligjin e vjetshëm është bërë pjesë e komuniteteve të tjera në Shqipëri. “Ne po punojnë për hartimin e akteve  nënligjore dhe komuniteti bullgar do të këtë përfaqësuesin e vet në  Komitetit Shtetëror të Minoriteteve”.

Kurse Abaz Hado, nenkryetar i Bashkisë Tiranë, njekosisht piktor i njohur, i joshur nga realizimi i dokumentarit “Sofja-Tirana”, i ftoi autorët bullgare të vijnë përsëri dhe të realizojnë një dokumentar tjetër, sepse Tirana, ka ndryshime marramendëse dhe është vështirë ti kapësh ato.

D.Kola

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button