Home / Politika / Rama: Fatmir Xhafaj, do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës

Rama: Fatmir Xhafaj, do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës të cilën e bën me përgjegjshmëri dhe me rezultate shumë domethënëse.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas kthimit nga Samiti i Sofjes, në Bullgari, Rama theksoi se “Xhafaj po e bën punën e tij me rezultate përditë e më domethënëse, të cilat janë një tjetër arsye pse opozita është kaq e shqetësuar për ministrin e Brendshëm”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse duhet ta besojnë shqiptarët kur edhe më herët ka dhënë garanci për Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin, Rama u përgjigj se “nëse do të kthehesha mbrapa do të bëja të njëjtën gjë, sepse i jam referuar atyre që unë kam ditur”.

“Përse duhet të më besojnë mua shqiptarët lërjani shqiptarëve, se me shqiptarët merrem vesh vetë. Së dyti unë kam qëndruar strikt edhe në rastet që ju përmendni dhe të kthehesha mbrapa do të bëjë të njëjtën gjë, sepse i jam referuar atyre që unë kam ditur në rastin e parë dhe në rastin e dytë unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë, as sot, për Saimir Tahirin. Kështu që nuk kuptoj ku lidhen këto”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “në rastin konkret unë përgjigjen që më duhet për të vendosur nëse është cënuar apo jo moralisht, se ligjërisht as nuk bëhet fjalë, figura e ministrit të Brendshëm, unë e kam marrë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: