Kronika

Tiranë, familjarët e godinës së jetimores kërcënohen sërish pas atentatit

aten-320x180Kërcënohen sërish pronarët e jetimores “Zemra e Nënës” te “Pallati me Shigjeta”, ku të mërkurën mbeti i plagosur nga një atentat Fatmir Kovaçi, i cili punon edhe si roje i këtij objekti.

Policia bën me dije se katër persona, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, kanë shkuar tek godina 3 katëshe që ndodhet në anë të rrugës dhe i kanë kërcënuar familjarët se do t’i vrasin dhe do t’i hedhin në erë nëse nuk shpërngulen nga vila.

Por familjarët, të terrorizuar nga sulmi me pistoletë ndaj të afërmit të tyre, nuk kanë qëndruar duarkryq. Zonja e shtëpisë, rreth 50 vjeçe, ka dalë në ballkon duke qëlluar disa herë me një armë çifte dhe një tjetër të tipit shotgan.

Policia bëri me dije se arma e përdorur nga gruaja ishte me leje dhe se ajo e ka përdorur për të trembur agresorët.

Arsyeja e këtyre mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dyshohet të jetë një konflikt pronësie që po zgjat prej vitesh në gjykatë.

Ky është kërcënimi i tretë që rrezikoi jetën e pronarëve të vilës. Në prill të këtij viti, godinës iu vendos një sasi tritoli. Para katër ditësh iu bë atentat me armë zjarri Fatmir Kovaçit dhe sot në mëngjes është shënuar kërcënimi i radhës. Policia deri tani ka pohuar se po punon për kapjen e agresorëve të mundshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button