Bota

Aksidenti ajror në Kubë, mbi 100 të vdekur. Tre të mbijetuarit, në gjendje kritike

Avioni u rrëzua vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim, duke u përplasur në një zonë fushore pranë pistës së aeroportit. Ai kishte 104 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të huaj ekuipazhi, sipas medieve lokale.

“Fatkeqësisht jemi përpara një aksident ajror. Lajmet nuk janë premtuese, pasi duket se ka një numër tejet të lartë viktimash”, citohet të ketë thënë Diaz-Canel, presidenti i zgjedhur pak ditë më parë në Kubë.

Avioni ishte marrë me qira nga kompania shtetërore “Cubana de Aviacion”, nga një kompani meksikane “Damojh”, thekson më tej agjencia kubane e lajmeve “Prensa Latina”.

Televizioni shtetëror njoftoi ndërkohë se fluturimi ishte i brendshëm, nga kryeqyteti Havana drejt qytetit të Holguinit, në lindje të ishullit. Pamjet tmerruese nga vendngjarja janë shpërndarë në mediet sociale, e prej andej edhe në mediet ndërkombëtare.

Ekipe emergjencash, zjarrfikës dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Radioja “Havana Cuba” njoftoi përmes “Twitter”-it se avioni ishte rrëzuar në një autostradë mes Boyerosit dhe Havanës, shumë pranë aeroportit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button