Home / Bota / IRAN – BE prezanton masat për mbrojtjen e shkëmbimeve tregtare me Teheranin

IRAN – BE prezanton masat për mbrojtjen e shkëmbimeve tregtare me Teheranin

Komisioneri europian për Energjinë, Miguel Arias Canete filloi sot një vizitë në Teheran për t’iu paraqitur drejtuesve iranianë masat e vendosura nga Bashkimi Europian për të garantuar vazhdimin e blerjeve të naftës dhe për të mbrojtur kompanitë europiane në këtë vend.

Canete është zyrtari i parë perëndimor që është pritur në kryeqytetin iranian që prej vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja e programit bërthamor, e arritur në vitin 2015 dhe rivendosjes së sanksioneve ekonomike, efektet e të cilave prekin kompanitë e huaja.

Kjo tërheqje paraqet rreziqe financiare të konsiderueshme për kompanitë europiane që kërkojnë të investojnë në Iran, ekonomia e të cilit është në kolaps.

“Ruajtja e marrëveshjes, pavarësisht vendimit amerikan, është themelore për paqen në rajon”, deklaroi Canete në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëspresidentin iranian, Ali Akbar Salehi, transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

“Është e sigurt që ka vështirësi me sanksionet amerikane (…) Ne duhet të kërkojmë përjashtime për kompanitë që bëjnë investime në Iran”, theksoi ai.

Komisioni Europian filloi të premten procedurën zyrtare që parashikon aktivizimin e “ligjit të bllokimit” për të kundërshtuar efektet ekstraterritoriale të sanksioneve amerikane për kompanitë europiane që dëshirojnë të investojnë në Iran

Leave a Reply

Your email address will not be published.