Politika

Çështja “Xhafaj”, në inskenim të përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë turit të llogaridhënies së qeverisë në Librazhd, dha një përgjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës, në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si
Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët Vetting-u do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si
Saliu, Monika, Luli etj, por është i përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vetting-u do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button