Home / Politika / Rama: Llumi i PD-së, shqiptarët do të shohin e do të gjykojnë

Rama: Llumi i PD-së, shqiptarët do të shohin e do të gjykojnë

“Shqiptarët do të shohin e do të gjykojnë”, deklaroi të shtunën Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, lidhur me çështjen “Xhafaj”.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama tha se “do të presë me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria”.

“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë”, shkruan Kryeministri Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published.