Home / Ekonomia / Fibank Albania ka mbyllur vitin 2017 me rezultatet me te mira financiare te gjithe periudhes së saj në Shqipëri

Fibank Albania ka mbyllur vitin 2017 me rezultatet me te mira financiare te gjithe periudhes së saj në Shqipëri

Me publikimin e rezultateve financiare për vitin 2017, Fibank Albania ka arritje te larta ne te gjithe treguesit e saj. Rritja e kredive neto prej 37% e rendit Fibank si banken me ecurinë më të mire në te gjithe sistemin bankar shqiptar ne kete tregues.

Fibank Albania regjistroi një fitim vjetor neto prej 3.3 milionë eurosh, rezultati financiar me i larte gjate gjithe prezences se saj ne Shqiperi. Nga ecuria pozitive gjate 2017 duhet theksuar gjithashtu një rritje prej 13% e totalit te aktiveve qe e rendit Fibank ndër katër bankat me rritjen me te larte.

Keta indikatore shënojne ritmin më të lartë të rritjes në krahasim me bankat e tjera dhe keto rezultate behen edhe me domethenese po te konsiderojme faktin se jane shoqeruar me përmirësimin e treguesve të tjere te performancës si kthyeshmeria nga aktivet dhe kapitali.

“Ne jemi një banke dinamike me vendimmarrje shume te shpejte ne produkte e sherbime fleksibel te pershtatura per cdo tip klienti.  – thotë Drejtori i Pergjithshem Ekzekutiv, Z. Bozhidar Todorov.

Në vitin 2018 ne do te vazhdojme zhvillimet pozitive dhe rritjen e mëtejshme. Ne jemi duke synuar që viti 2018 të jetë edhe me i suksesshem se viti 2017 dhe kjo bazohet në përpjekjet tona për të ofruar produkte të përshtatura dhe inovative tek klientet për të cilat ne kemi provuar se jemi shumë të mirë. Duke marrë parasysh se jemi një bankë rajonale, ne përpiqemi të përfitojmë nga përvoja dhe njohuritë e bankës sonë mëmë për tregje të ngjashme si Shqipëria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.