Kronika

Audio-përgjimi, deputetët e PD-së dëshmojnë në prokurori

Dy deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi janë thirrur sot në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Pas daljes nga prokuroria, në një prononcim për mediat këshilltarin ligjor, Gazmend Bardhi u shpreh se “unë do të bashkëpunoj me prokurorinë sa herë të thirrem, por nuk mund të rri pa shprehur shqetësimin tim se Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës nuk ka marrë në pyetje vëllain e ministrit të Brendshëm që është autori, por jemi marrë ne që denoncojmë rastin”.

Më tej, Bardhi shtoi se në pyetje duhet të merreshin edhe ministri i Brendshëm dhe kryeministri.

“Prandaj dhe thirrja ime publike ndaj organit të prokurorisë është që t’i fusë hetimet në drejtimi e duhur që i ngarkon ligji dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohen individët e përfshirë në krimin e organizuar dhe individët të cilët bëjnë trafik droge”, tha ai.

I pyetur se ç’farë deklaruan në prokurori, Bardhi tha se “ne deklaruam për gjithçka u pyetëm dhe gjithçka kemi bërë publike me fakte dhe prova gjatë këtyre ditëve”.

Në Prokurori duhej të dëshmonte edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili nuk është paraqitur, pasi ishte i pranishëm në një aktivitet në kuadër të 45-vjetorit të revoltës së Spaçit.

Prokuroria i kishte thirrur të enjten e shkuar zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button