Home / Kronika / Salianji: Prokuroria, 100% në dispozicion të qeverisë. Merret me kallëzimin e rremë, jo me kapjen e kriminelëve

Salianji: Prokuroria, 100% në dispozicion të qeverisë. Merret me kallëzimin e rremë, jo me kapjen e kriminelëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi për mediat pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se kjo prokurori është 100% në dispozicion të qeverisë.
“Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria dhe prokuroria po merret me kallëzimin e rremë të tij në vend që të merret me kapjen e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi deputeti demokrat.

“Qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit”, shtoi Salianji.

Deputeti theksoi se nuk ka besim te kjo prokurori, pasi, sipas tij, “është 100% në dispozicion të qeverisë”.

Më herët, këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi,  tha për mediat se prokuroria duhet të kishte thirrur në fillim vëllain e ministrit Xhafaj, vetë ministrin, kryeministrin Edi Rama dhe të kishte marrë aktin e ekspertimit, që Rama thotë se ka kryer për materialin audio.

Ndërkohë, gazetari investigativ Jetmir Olldashi ka mbërritur rreth orës 12:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: