Home / Rajoni / Presidenti bullgar Radev u takua në Moskë me Kryeministrin Medvedev

Presidenti bullgar Radev u takua në Moskë me Kryeministrin Medvedev

Në ditën e parë të vizitës së tij në Rusi Presidenti Rumen Radev bisedoi me Kryeministrin Dmitri Medvedev. Kreu i shtetit tha se shkëmbimi dypalësh i mallrave prej 3,6 miliarda eurosh për vitin e kaluar është një shifër e mirë, por është larg arritjeve tona të viteve të kaluara.

Duke nënvizuar se siguria e furnizimeve të energjisë është shumë e rëndësishme për Bullgarinë dhe për Bashkimin Evropian, Radevi shprehu shpresën se qeveritë e dy vendeve do të rishikojnë mundësitë për furnizime të drejtpërdrejta të gazit natyror nga Rusia përmes Detit të Zi.

Kryeministri rus tha se intensiteti i kontakteve ndërmjet të dyja shteteve duhet rritur. Shpresojmë se si rezultat i vizitës suaj, do të arrijmë nivele më të mira të marrëdhënieve tona. Përveç vizitës suaj, në të ardhmen e afërt presim dhe vizitën e Kryeministrit Borisov në Rusi – tha gjithashtu Dmitri Medvedev.

Leave a Reply

%d bloggers like this: