Ekonomia

ARRSH hap tenderin 1.3 mld lekë për mbylljen e punimeve në nyjën Milot

Brenda 15 muajsh përfundon dhe vihet në funksionim infrastruktura rrugore në nyjën e Milotit, që ndodhet në segmenti Milot – Lezhë – Rrëshen – Thumanë, që është pjesë e rrjetit rrugor kombëtar dhe i përket si korridorit Veri–Jug.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurat e tenderimit për përfundimin e punimeve të mbetura dhe plotësimin me rrugë dytësore të nyjës në Milot.

Sipas detajeve të projektit, të publikuar në faqen e Prokurimeve Publike, me një fond limit prej 1.3 miliardë lekë, investimi parashikon ndërtimin e një rruge në kryqëzimin e autostradës Milot – Rrëshen – Kukës – Morinë dhe asaj Fushë-Krujë – Milot – Lezhë. Nyja përfshin dy akse dhe katër rampa, konkretisht: Aksi Milot-Fushë-Krujë, Aksi Fushë-Krujë – Lezhë, Rama Fushë-Krujë – Milot, rampa Milot – Lezhë, rampa Milot – Fushë-Krujë, rampa Lezhë – Milot.

Janë gjithsej 7 rrugë kryesore dhe 13 rrugë të brendshme të përfshira në projekt të cilat janë të pozicionuara në bashkinë Kurbin. Po ashtu, për shkak të zgjerimit të rrugëve ekzistuese është  parashikuar edhe ndërtimi dhe zëvendësimi i kanaleve vaditëse.

Projekti përfshin gjithashtu vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Ndërkohë, sa i takon rrugëve dytësore, ato do të ndërtohen për shkak se kompletimi i nyjës nuk zgjidh përfundimisht problemin e aksesit të banorëve dhe bizneseve përreth në autostradën re.

Procedura e tenderimit do të qëndrojë e hapur nga sot deri në datë 21 qershor 2018. Ndërsa, punimet e ndërtimit parashikojnë një periudhë kohore 15 muaj prej nënshkrimit të kontratës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button