Rajoni

Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është shpallur fajtor për atë që njihet si rasti “Tanku” dhe u dënua me 2 vite heqje lirie, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, me 6 vite e 6 muaj burgim.
Gruevski, Popovski dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, akuzoheshin për blerjen e paligjshme të një makine tip “Mercedes”, që do të përdorej për nevojat e kësaj Ministrie dhe të kryeministrit.

Makina në fjalë, sipas medieve vendase, është blerë 600 mijë euro. Në leximin e aktgjykimit, gjykatësja Dobrila Kacarska përmendi të gjitha dëshmitë e dhëna gjatë procesit, si me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ashtu edhe të palës mbrojtëse.

Vet Gruevski nuk ishte i pranishëm në sallë. Të akuzuarit, sipas saj, kanë zgjedhur fillimisht makinën dhe kanë bërë porosinë, e vetëm më pas është shpallur tenderi nga Ministria e Brendshme.

Jankuloska është vendosur të gjykohet me procedurë të veçantë, për shkak të një shtatzënie me rrezik, ndërsa vendimi për të do të merret në një seancë tjetër. Telashet janë edhe më të mëdha për Popovskin, që një ditë më parë mori edhe një tjetër dënim nga Gjykata Penale, të lidhur këtë herë me blerjen e 300 makinave për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rreth 50 mbështetes të ish-kreut të ekzekutivit maqedonas u mblodhën përpara ambienteve të gjykatës, duke protestuar kundër vendimit të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button