Politika

Ndërpritet sërish seanca, Ruçi-opozitës: Nuk janë alternativë veprimet tuaja

“Shqipëria si gjithë Europa”, Basha: Kushtetuta ka rënë!

Kushtetuta ka rënë e nisi fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke thënë se nga salla e Kuvendit po imponohet një teatër kukullash.

“E gjitha kjo që keni parë në këto minuta është përpjekja e dëshpëruar e kësaj maxhorance e kësaj qeverie të kapur në krim e të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike. Nuk është ky skenar i turpshëm, teatër kukullash që imponohet nga kjo sallë. E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, Kodi Penal ka rënë, Kodi i Procedurës Penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, ligji i famshëm i vetingut të policisë ka rënë për sa kohë në ato karrige janë të ulur Fatmir Xhafa dhe Edi Rama që janë zbuluar para mbarë shqiptarëve e mbarë botës si hartuesit e zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij Agron Geron Xhafaj, të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetuese”, tha Basha.

Por ashtu si dhe në seancat e tjera, kryetari i Kuvendit sapo ka mbaruar koha i ka fikur mikrofonin kreut të opozitës, i cili vijoi live në profilin e tij në Facebook. Ndërsa deputetët e PD-së hapën pas krahëve të bashës një baner ku shkruhej “Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeverisë së krimit dhe drogës”.

Ruçi ndërpreu seancën për 10 minuta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button