Arteroze

Publikohet kënga e “Rusi 2018”. Era Istrefi, në krah të Will Smith e Nicky Jam

Ashtu siç ishte bërë e ditur, 25 maji ka shënuar edhe zyrtarizimin e hitit më të ri dhe atij që do të simbolizojë Botërorin e futbollit që do të zhvillohet në më pak se 3 javë në Rusi.
Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Will Smith dhe Nicky Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë superhitin e kësaj vere.

“Live it Up” është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.

Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren.

Kënga është publikuar në “Youtube” nga Nicky Jam, thjesht si kolonë zanore, por për herë të parë do të ekzekutohet në finalen e Botërorit, duke pasur të garantuar shikueshmërinë e tejskajshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button