Bota

Koalicioni antixhihadist shënjestron arin e zi të ISIS-it

ee570-529x350Koalicioni antixhihadist goditi rafineritë e naftës të kontrolluara nga grupi Shteti Islamik (ISIS) në Siri, ku degëzimi i Al Kaedës, Fronti Al Nosra, kërcënon me reprezalje SHBA-në dhe aleatët e saj.

Tre rafineri të madhësisë mesatare nën kontrollin e ISIS-it u shkatërruan nga sulmet me predha në mbrëmjen e së shtunës në veri të Sirisë në kufi me Turqinë, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Koalicioni kishte goditur edhe më parë të paktën 12 rafineri të kontrolluar nga grupi ekstremist ditët e fundit në lindje të Sirisë, të dominuar kryesisht nga ISIS-i.

“Koalicioni përpiqet të bllokojë financimet që vijnë nga nafta për xhihadistët, që e shesin në kontrabandë kryesisht drejt Turqisë fqinje”, sipas ekspertëve.

“ISIS-i përpunonte naftën në mënyrë artizanale dhe e shiste të tregëtarët turq”, shpjegoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane. Koalicioni po përpiqet të shkatërrojë ekonominë e ISIS-it, shtylla kurizore e luftës.

Që prej fillimit të sulmeve ajrore, nxjerrja e naftës nga puset nën kontrollin e grupit xhihadist është ndërprerë gati krejtësisht.

ISIS-i prodhonte më shumë naftë se sa qeveria siriane. Ministria sirian e Naftës vlerësonte se xhihadistët nxirrnin rreth 80 mijë fuçi në ditë ndërsa prodhimi vendas ishte rreth 17 mijë fuçi në ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button