Bota

Të shtëna në Liege – media belge thotë se katër veta janë vrarë

Mediet belge thanë se një sulmues i armatosur vrau dy pjesëtarë të policisë dhe një kalimtar, para se të qëllohej dhe të vritej në qendër të qytetit Liege në lindje të Belgjikës.

Transmetuesi publik belg, RTBF, shkroi në faqen e internetit se incidenti ndodhi në afërsi të një kafeneje në bulevardin d’Avroy.

Sulmuesi u largua nga vendi i njarjes duke marrë peng një grua, por më pas është “neutralizuar”, shkroi RTBF, duke ju referuar policisë dhe shërbimit të zjarrfikësve.

Ministri i Brendshëm Jan Jambon shkroi në rrjetin social twiter se qendra antiterroriste po e ndjek situatën. “Mendimet tona janë me viktimat e këtij akti të tmerrshëm. Jemi duke mbledhur informacione për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi”, shkroi ai.

Autoritetet thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që incidenti të ketë prapavijë terroriste, por tash për tash “të gjithë skenarët po shqyrtohen”.

Dy pjesëtarë të tjerë të policisë janë plagosur, sipas medies belge, ndërsa zyrtarë të zyrës së prokurorit në Liege thanë se mund të konfirmojnë vrasjen e dy policëve por nuk kanë të dhëna të tjera.

Liege, një qytet industrial afër kufirit me Gjermaninë në rajonin frëngjishtfolës të Valonëve, ishte skenë e të shtënave në vitin 2011 kur një person i armatosur vrau katër veta dhe plagosi mbi 100 të tjerë, para se të qëllonte veten.

Belgjika është ne shkallë të lartë gatishmërie që kur një celulë e grupit Shteti Islamik u përfshi në disa sulme në Paris në vitin 2015, duke lënë pas vetes 130 të vrar,ë dhe në Bruksel në vitin 2016, duke vrarë 32 veta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button